Brickos

Nexhi Lajçi: I frymëzuar nga komandanti, Salih Bekë Lajçi

Nexhmi Lajçi: I frymëzuar nga komandanti, Salih Bekë Lajçi

Organizimi i luftës së armatosur në Kosovë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte shpresa dhe rruga e vetme për liri. Lufta e UÇK-së nuk është vetëm luftë që e ka çliruar Kosovën, por është luftë që i ka çliruar shqiptarët kudo që janë nga psikologjia e robit. Në epopenë e luftës për çlirimin e Kosovës, rrodhi si lumë heroizmi i popullit tonë, i cili buronte nga zemra e tij, nga dashuria e madhe për atdhe dhe nga urrejtja ndaj pushtuesit serbo-malazez.

Luftëtarët e lirisë të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur kapën armët, nuk menduan siç menduan shumë të tjerë që edhe pas thirrjeve të vazhdueshme për ti shtuar radhët e UÇK-së nuk iu bashkuan luftës për liri, ata nuk menduan kurrë për vdekjen, dashuria për Kosovën e shumë vuajtur i shtyri që të marrin vendimin që të luftojnë për troje të veta, edhe në qoftë se lirinë nuk do ta gëzojnë vet, do ta gëzoi atdheu. Luftën nuk e do askush, por kur ajo të imponohet, atëherë duhet përballuar me çdo sakrificë, për të mundur të keqen, për të fituar lirinë.

Nëpër mësymjet dhe ngarendjet e barbarëve, u kryqëzuan edhe kohët tona të robërisë. Mijëra vjet u shtruam nëpër kuvendet e betimit për shpëtimin e atdheut, mijëra vjet të vrarë e të sakatosur u rilindem duke e ndërtuar murin e shpresës, por vlerën më të lartë kombëtare në dymijë vjeçarin shqiptar e ndërtoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës me sakrificën e saj të madhe dhe me luftën e mirëfilltë ndaj një ushtrie okupatore barbare shumë herë më të madhe në numër e me armatim shumë fish më shumë. Se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë e pastër dhe luftë për liri këtë e vërtetoi më se miri përkrahja NATO-s dhe gjithë botës demokratike liridashëse por sot politika evropiane përmes përfaqësuesve të vet të shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të pa deshirueshëm për shqiptarët.

Këtë situatë absurde dhe pa pik kuptimi e rëndon edhe më shumë përkrahja e kësaj gjykate fatkeqësisht nga një pjesë e politikës kosovare, të cilët po sakrifikojnë djemtë më të mirë të kombit si shenjë kompromisi ndaj Serbisë. Themelimi i kësaj gjykate politike dhe të njëanshme kundër një populli të margjinalizuar ndër shekuj, të cilit e gjithë bota e civilizuar e demokratike e liridashëse i ndihmoi që të dal nga Aushvici i sigurt, është njësoj sikur pas Luftës së Dytë Botërore të themelohej gjykata për gjykimin e heronjve që shpëtuan hebrenjët nga nazistët para zhdukjes së sigurt.

Shumë krenarë që pata fatin ti takoj brezit të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …