Hashim Thaçi: Unë jam komandant suprem i FSK-së dhe do t i përgjigjemi drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë

Hashim Thaçi: Unë jam komandant suprem i FSK-së dhe do t i përgjigjemi drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë

Kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do t’i kundërpërgjigjet Serbisë në kërcënimet e saj. Unë jam komandant suprem i FSK-së. Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjet me ushtri dhe polici. Si një komb. Nëse ajo nuk ndalet me retorikën luftënxitëse”. Ndarja e Kosovës është ide e vjetër serbe. Nuk do të ndodhë. Jam i qartë”. Marrëveshja me Serbinë do të vendoset në referendum dhe  besoj që do të votohej nga 75-80 deputetë. “Nuk besoj se ka deputet që voton kundër bashkimit të Kosovës Lindore. Idetë për konferencë ndërkombëtare për Kosovën, Union Ballkanik dhe të ngjashme janë të rrezikshme dhe nuk do të lejojë që të ndodhin. Nuk lejoj që të ndodhë konferencë ndërkombëtare për Kosovën – sepse nënkupton integrimin e Rusisë në tavolinë. Është mirë që kjo temë u ndal së diskutuari”. “Në Prishtinë u hap edhe ideja për një Union Ballkanik. Ka qenë ide e rrezikshme. Për ne vlen Unioni Evropian. E ardhmja jonë janë NATO dhe BE – ky bashkim, por jo bashkim rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …