Gjetaj: Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur

Prenk Gjetaj: Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e të zhdukurve

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur shpreson që çështja e personave të zhdukur të trajtohet në dialogun me Serbinë. Gjetaj thotë se vetëm presioni nga bashkësia ndërkombëtare mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur. Për më tepër ai vlerëson se Serbia nuk po ndjehet e gatshme për të dhënë informacione. Ai thotë se ka njerëz me emër e mbiemër që ka udhëhequr këto aksione kriminale dhe këta njerëz duhet pyetur se ku ndodhen varrezat. Ai bënë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë lokacion që pritet të ketë varreza masive. Gjetaj dyshon se varrezat masive  gjendën në Serbi sepse “vetë fakti kur mungojnë 1600 persona sigurisht ata diku janë dhe sigurisht janë në varrezat masive në territorin e Serbisë të cilat informatat i presim nga serbët ose nga gatishmëria e tyre për të na informuar megjithëse deri më tani nuk kanë pasur gatishmëri rreth kësaj çështje”

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …