Banka Botërore mbështet ministrin Reçica rreth objektivave për Skemën e Ndihmës Sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim menaxherin e Programit për Mirëqenie dhe Mbrojtje Sociale nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, Cem Mete. Ministri Reçica mori mbështetjen e Bankës Botërore për një varg veprimesh sa i përket Skemës së Ndihmës Sociale (SNS). Mete ofroi mbështetjen e Bankës Botërore për bashkëpunim sa i përket rishikimit të kritereve për përfitim të SNS-së, realizimit të testit të varfërisë, krijimit të regjistrit sociale dhe projekteve tjera në fushën e asistencës sociale. Ministri Reçica falënderoi Mete për gjithë mbështetjen që Banka Botërore po i jep MPMS-së në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …