leoni

Komuna e Rahovecit dhe zyra Japoneze në Kosovë kanë nënshkruar kontratë për donacion në vlerë prej mbi 75.000 euro

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Hasan Përboqi dhe komandanti i zjarrfikësve Sami Boshnjaku, kanë nënshkruar kontratë për donacionin e dhënë nga zyra Japoneze në Prishtinë për komunën e Rahovecit, saktësisht njësisë së zjarrfikësve. Vlera e donacionit është mbi 75.000 euro, kjo shumë do shpenzohet në blerjen e një Kamioni modern për zjarrfikje dhe shpëtim. Donacioni i marrë nga zyra Japoneze në Kosovë do të jetë ndihmesë e madhe për zjarrfikësit sepse ja u bënë shumë më të lehtë punën e tyre. Një ndihmë të madhe në realizimin e këtij donacioni ka dhënë edhe Ardian Xh Rama, gjë për të cilën e falënderojmë. Për donacionin e marrë zyrtarët komunal u janë falënderues dhe mirënjohës popullit mik Japonez dhe Mark Rodiqi- koordinator i zyrës Japoneze në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe OJQ “Women for Women” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtori komunal për Zhvillim …