Kryetari Latifi mbajti takim me kryetarët e lagjeve dhe fshatrave

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës Smajl Latifi ka mbajtur  takim me kryetarët e lagjeve dhe fshatrave të komunës së Rahovecit të zgjedhur në fund të vitit 2018, me të cilët ka biseduar rreth organizimit të diskutimeve publike me qytetarë nëpër secilin lokalitet. Para fillimit të takimit, zyrtarët e zyrës së kryetarit, u kanë shpërndarë kryetarëve, ftesat dhe materialet tjera përcjellëse për organizimin e diskutimeve publike. Në fillim të takimit kryetari Latifi i ka uruar kryetarët e zgjedhur dhe u ka ofruar bashkëpunim duke u thënë se asnjë projekt nuk do të planifikohet që të punohet në vendbanimet ku ju jeni përfaqësues pa u konsultuar edhe me ju. “Pasi është ky takimi parë pas zgjedhjes suaj, ju uroj punë të dhe ju ofroj bashkëpunim. Për të qenë sa më të afërt me ju dhe me më transparent, orarin e përgatitur për organizimin e diskutimeve publike me qytetarë është publikuar në uebfaqen zyrtare të komunës. Jam në dijuni që keni bërë kërkesa të shumta, por buxheti për investime kapitale është i pa mjaftueshëm që të përgjigjet në të gjitha këto kërkesa por me në detaje do të diskutojmë në takimin që do të kemi në secilën lagje dhe fshat të komunës”, u ka thënë kryetari Latifi. Takimin e sotëm, kryetarët e lagjeve dhe fshatrave e kanë pritur mirë dhe kanë thënë se deri në mbajtjen e diskutimeve do të takohemi edhe me anëtaret tjerë të këshillave dhe në këto takime do të ketë pjesëmarrës në diskutime, pasi që janë në të mirë të gjithë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …