leoni

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Debelldeh dhe Goden të Vitisë

Në fshatrat Debelldeh dhe Goden janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Debelldeh , kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur, Fazli Neziri dhe janë përzgjedhur edhe 7 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 19 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Goden, ku morën pjesë 27 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Goden, u zgjodh, Bajram Azizi ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 5 anëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …