leoni

Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Veseli: Dënimi me burgim të përjetshëm i Radovan Karaxhiqit, është konfirmim se Serbia ishte agresori i luftërave

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka thënë se dënimi me burgim të përjetshëm i Radovan Karaxhiqit, është konfirmim se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjaku rajonin. “Aktgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës që dënon me burg të përjetshëm Radovan Karaxhiqin për gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë është satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme. Njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë. Por, ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra. Në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiqë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, …