Studentët malishevas, fitojnë projektin “Instalacioni” nga GIZ

Të rinjtë malishevas aplikuan dhe fituan projektin “Instalacion” i cili do të implementohet nga Skye Clubs  “Duam, provojmë mundemi”, në parkun e qytetit të Malishevës. Drejtpërdrejt, në fillimin e këtij projekti mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha i cili theksoi: “Juve të rinj malishevas të organizuar në grupin “Duam, provojmë mundemi” ju përgëzojmë për projektin e fituar, kjo është treguesi i cili na fuqizon në mbështetjen tuaj, ku ne si ekzekutiv lokal ju mbështesim dhe ju e ktheni këtë mbështetje në investime për një ambient, dukje dhe kushte më të mira për qytetarët dhe fëmijë që pushojnë e argëtohen në parkun e qytetit” përfundoi Berisha. Drejtori, nga Drejtoria për Shërbime Publike, Milazim Morina, shprehu gatishmërinë për mbështetjen e këtyre të  rinjve dhe në këtë projekt mbështetë grupin për ta realizuar plotësisht projektin. Donika Veseli së bashku me menaxherin e projektit Endrit Mazreku, përkrahur nga fondet e World Vision dhe GIZ e me grupin e të rinjve malishevas, filluan ta implementojnë projektin. Endrit Mazreku, premtoi se edhe në të ardhmen e afërt qytetarëve të Malishevës do t’u sjellim edhe projekte të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovative dhe të duhura për të rinjtë malishevas.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …