Memli Krasniqi: Albin Kurti po frikësohet të marr përgjegjësi dhe po e çon vendin sërish në zgjedhje

Memli Krasniqi thotë se kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja është e pasinqertë dhe më shumë është marketing politik

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është e pasinqertë kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja. Ai ka thekson se kjo ka të bëjë më shumë me marketing politik meqenëse, sipas tij, asnjëra prej partive opozitare nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka shtuar se opozita nuk e ka rrezikuar dhe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës. Madje, sipas Krasniqit, sa i përket kësaj opozite, koalicioni mund ta çojë mandatin deri në fund. Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, thotë se Kosova duhet ta luajë rolin e vet si partnere e besueshme e ShBA-së dhe BE-së në këtë proces. Kurse sa i përket taksës, ai ka theksuar se, nëse do t’i rrezikonte raportet Kosovë – Amerikë, secili politikan do ta trajtonte seriozisht këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …