Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s në kundër veprimeve gjenocidale të Millosheviqit ishte kontribut i rëndësishëm humanitar

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s në kundër gjenocidit të Millosheviqit ishte kontribut i rëndësishëm humanitar

Nesër bëhen saktësisht dy dekada nga ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë kundër gjenocidit serb. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka ndarë kohë të falënderoj NATO-n për intervenimin e tyre për hir të paqes dhe humanizmit. “Ndërhyrja e NATO-s në veprimet gjenocidale të Millosheviqit kundër popullit të Kosovës ishte kontribut i rëndësishëm humanitar: veprim i demonstruar i bashkërendimit për Paqe dhe Drejtësi dhe rendit botëror të bazuar në rregulla”, ka shkruar Haradinaj. Gjithashtu, kryeministri i Kosovës është shprehur mirënjohës ndaj NATO-s për këtë intervenim. “Populli i Kosovës do të riafirmojë gjithmonë mirënjohjen e thellë për shpëtimin e mijëra jetëve dhe mundësinë që të jetojmë në paqe dhe liri”, ka shkruar më tutje Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …