Kadri Veseli thotë se demonstratat e vitin 1989 ishin shkëndijat e para të një zgjimi masiv kombëtar në Kosovë

Kryekuvendari Veseli thotë se demonstratat e vitin 1989 ishin shkëndijat e para të një zgjimi masiv kombëtar në Kosovë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sot, në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve në Ferizaj, ka thënë se këto demonstrata ishin shkëndijat e para të një zgjimi masiv kombëtar në Kosovë, kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese. ​Veseli tha se në vitin 1989, derisa në pjesët tjera të botës komuniste po fryente era e lirisë, Kosova po përballej me një agresion të egër nga nacionalizmi shovinist serb. Ai tha se ky zë u përhap gjithandej Kosovës, në çdo qytet e fshat të saj, tek të rinjtë e të moshuarit, tek punëtorët e intelektualët, tek studentët e minatorët. Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari i Kuvendit tha se në dy dekada liri, janë arritur gjëra të mëdha si komb, mbi të gjitha, Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …