U bënë nderime dhe homazhe me rastin e përvjetorit të 20-të, të rënies së Dëshmorëve Shefki Thaqi dhe Enver Duraku

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, zyrtar komunal, Përfaqësues nga organizatat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjar dhe qytetarë të shumtë bënë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në fshatin Rogovë e Hasit dhe Kompleksi Memorial në fshatin Krushë e Madhe dhe tek vendi i rënies në malet e Gallushes mbi fshatin Iliron (ish Doberdelan), në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit, Shefki Thaqi dhe Enver Duraku.

Me këtë rast Kryetari Latifi tha se vepra heroike e Dëshmorëve të Kombit është shëmbëlltyrë e guximit, atdhedashurisë dhe sakrificës.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …