leoni

Blerim Latifi: Zëri i radios "Kosova e Lirë", arrinte deri në Koshare dhe tregonte se Drenica ende po mbahet

Blerim Latifi: Simptoma e çmendurisë për pushtet është humbja e aftësisë për t’u treguar korrekt me shoqërinë

Këshilltari i kryekuvendarit, Blerim Latifi, ka shkruar se simptoma e parë që tregon se të ka çmendur  pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë. Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është radha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra politika s’qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish”. Tjetri  thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më të rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se, po të ishte në dorën e tij, sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhur deri aty sa edhe mikun, që ta thotë të vërtetën, ta shpallim armik të shtetit, ka shkruar mes tjerash, Blerim Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së, për një pauzë 10-minutëshe u refuzua arbitrarisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive …