leoni

Sivjet festivali "Zambaku i Prizrenit" shënon edicionin e tij të tridhjetë

Sivjet festivali “Zambaku i Prizrenit” shënon edicionin e tij të tridhjetë

Zambaku i Prizrenit në historikun e tij kishte për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore përmes këngës së lehtë si dhe ishte fryt i punës aktive të shumë aktivistëve kulturor prizrenas. Ai është themeluar nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës së lehtë si baladat, shansonet e serenatat.

Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertorin e muzikës së lehtë, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtar, kompozitor, poet, instrumentist, etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë. Sivjet festivali shënon edicionin e tij të tridhjetë. Këshilli organizativ i festivalit të propozuar nga institucioni, organizata që përfaqësojnë dhe i emëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, në fillim të këtij muaji kanë hapur konkursin për këngët pjesëmarrëse në festival, i cili do të mbahet në Qershor të këtij viti. Konkursi mbetet i hapur deri në fund të muajit Prill.

Ftohen të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare të konkurrojnë për pjesëmarrje në këtë edicion. Kënga e kënduar, e orkestuar, e kompletuar në të gjithë elementët përbërëse të saj dhe e regjistruar në CD, duhet të dorëzohet me një zarf në zyret e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit (në zarf të hapur me shifër, kurse në zarf të mbyllur jipen të dhënat për autorin e muzikës, të orkestruesit dhe të tekstit).

  Këshilli Organizativ i Festivalit

 

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …