Djali i heroit të kombit e merr me vete flamurin që kishte mbuluar prindin e tij e nisët në mërgim i dëshpëruar dhe i zhgënjyer në shtet

Djali i heroit të kombit e merr me vete flamurin që kishte mbuluar prindin e tij e nisët në mërgim i dëshpëruar në shtet

Albert Dervishi, djali i heroit të Kosovës, Agim Dervishi flamurin që kishte mbuluar prindin e tij dëshmorë e mori me vete dhe u nis për në mërgim në mungesë të perspektivës për një jetë më të mirë në Kosovë. Ai e ka shprehur zhgënjimin dhe dëshirimin e tij që për 20 vite më radhë për liderët shtetërorë nuk ishte qëllim i idealeve të larta, por rrugë e milionave të pista. “Unë Biri i Dëshmorit (Heroit të Kosovës)- Sot mërgimtar ! Faleminderit Kosova ime e përvuajtur që me linde e më rrite. Faleminderit Kosova ime martire që më breza qëndrove për liri. Faleminderit Kosova ime për ëndrrat e bukura fëmijërore dhe shpresat e gjithkohëshme. Faleminderit Kosova ime e dashur për gjithçka… ”Faleminderit” “Shqiptar” e “Kosovar” që shteti për juve 20 vjet nuk ishte qëllim i idealeve të larta,por rrugë e milionave (a centëve) të pista. ”Faleminderit” “Shqiptar” e “Kosovar” që e zhveshët rininë e bukur nga çfarëdo lloj ambicie,shprese,dashurie për Atdhe. ”Faleminderit” “Shqiptar” e “Kosovar” që asnjëherë nuk menduat për përulje ndaj veprës së të rënëve dhe respekt ndaj familjeve të tyre, por vodhët edhe në përmendore. ”Faleminderit” “Shqiptar” e “Kosovar” që nuk deshta e më bindet se rruga e vetme e mbetur është ajo e largimit. E diku pata dëgjuar njëherë një fjalë: ”Për tu bërë si ta – duhet të veprosh si ta; nëse nuk dëshiron të bëhesh si ta- Largohu!  Nga sot, edhe unë do të frymojë në dhe tjetër”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …