Eduard Kukan

Eduard Kukan, thotë se Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshje juridikisht detyruese

Kryesuesi i Komitetit të Parlamentit Europian BE-Serbi, Eduard Kukan, gjatë një takimi me një delegacion të Kuvendit të Serbisë, tha se para anëtarësimit në Bashkimin Europian, Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje juridikisht detyruese, gjithëpërfshirëse, me të cilën zgjidhen të gjitha problemet ekzistuese dhe se për këtë duhet të kontribuojnë të dyja palët. Hap i parë në këtë drejtim, siç është shprehur ai, duhet të jetë heqja e taksës nga Prishtina ndaj produkteve nga Serbia. Kukan ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të mbesin multietnike dhe se çfarëdo që të jetë marrëveshja ajo mund të pranohet vetëm nëse për të janë pajtuar të dy palët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nëse merr parasysh stabilitetin e përgjithshëm në rajon. Kukan konsideron se një marrëveshje e tillë mund të arrihet, nëse për të ka vullnet politik.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …