Dialogu

Cameron Manter: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të pa diktuar dhe të pa ndikuar nga palët e tjera

Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje,  e cila nuk është e diktuar dhe ndikuar nga palët tjera. Kështu po vlerëson ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Manter, i cili thotë se epilogu i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit varet vetëm nga këto dy të fundit dhe nga asnjë shtet apo fuqi tjetër botërore. Duke folur për agjencinë serbe të lajmeve, ‘Tanjug’, Manter jep mendimin e tij edhe për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes dy vendeve. Sipas tij, një çështje e tillë është shumë e ndjeshme. Një çështje e tillë duhet të vendoset nga dy Qeveritë, ajo në Prishtinë dhe ajo në Beograd, por gjithsesi kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe duhet të sigurohemi që jo vetëm Qeveritë, por edhe qytetarët e të dy shteteve janë gati për atë. Kjo është një pyetje e vështirë ku nuk të duhet vetëm aftësi negocimi, por edhe kurajo politike”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …