Nderohet dëshmori Azem Zymeri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorët komunalë, familjarët dhe përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit Azem Zymeri, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në 20 vjetorin e rënies së tij, për lirinë e Kosovës. Pas homazheve, kryetari Jashari ka thënë se është obligim i ynë që t’i nderojmë heronjtë e Kosovës, meqë, siç tha ai, për ta më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta e tyre. “Me krenari dhe dhembje sot, në 20 vjetorin e rënies së tij, kujtojmë dëshmorin Azem Zymeri, i cili ra heroikisht në fushën e nderit, në mbrojtje të lirisë së Kosovës. Kemi për obligim t’i nderojmë heronjtë, meqë për ta më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta e tyre.

Lavdi dëshmorit të kombit, Azem Zymeri!”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …