leoni

Ferizaj përmes masave mbrojtëse të Komunës, shmangu shkatërrimin masiv të pyjeve

Mbrojtja e pyjeve nga prerësit ilegal është një nga prioritetet kryesore të qeverisjes lokale në Ferizaj. Dëshmi për këtë janë aksionet e shpeshta dhe monitorimi, kontrolli i vazhdueshëm që po i bëhet terrenit malor në territorin e Ferizajt. Me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në këtë drejtim, ditë më parë, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka takuar drejtorin e Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, Besim Zogu. Në këtë takim, drejtori Bajrami bëri të ditura të gjitha masat që janë ndërmarr nga qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe efektin që kanë arritur këto masa në mbrojtjen e pyjeve. Për këtë, drejtori i Inspektoratit Qendror shprehu përgëzimet dhe vlerësimin për veprimet e ndërmarra në këtë drejtim nga Komuna e Ferizajt. Temë e diskutimit në këtë takim ishte intensifikimi i aksioneve të përbashkëta me qëllim parandalimin e prerësve ilegal si në tregun e drurëve ashtu edhe në rrugët pyjore e të gjuetisë. Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami u shpreh i gatshëm t’i marr përsipër të gjitha obligimet nga niveli qendror në këtë drejtim, që terrenet malore të ruhen nga keqbërësit, kurse drejtori i Inspektoratit Qendror ofroi gjithë bashkëpunimin e nevojshëm që në pikëpamje lokale të realizohen aksione në dobi të kujdesit ndaj pyjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …