Brickos

Nderohen 28 dëshmorët e kombit dhe 32 martirët e luftës, të rënë më 9 prill 1999 në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut

Nderohen 28 dëshmorët e kombit dhe 32 martirët e luftës, të rënë më 9 prill 1999 në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët ranë më 9 prill 1999 në Rakoc dhe Lagje të Re, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik organizohet Akademi përkujtimore. Kjo ngjarje do të zhvillohet në orë 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj”në Kaçanik. Aktivitete të tjera, paraprakisht në orën 11:00 bëhen homazhe dhe vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re. Në orën 12:00 bëhen homazhe dhe vendosen  lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Rakoc. Në orën 13:00 bëhen homazhe dhe vendosen lule në Kompleksin Memorial tek Varrezat e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …