leoni

Nesër përfundon faza e parë e repelimit të kafshëve në komunën e Malishevës

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në territorin e Komunës së Malishevës, krahas masave tjera sipas kësaj strategjia, është duke u bërë edhe repelimi i kafshëve, me qëllim të parandalimit të bartjes së rriqrave, nga fushat në shtalla. Fushatën e repeilimit të kafshëve, në ditën e parafundit të fazës së parë, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili e drejton edhe shtabin komunal për menaxhimin e situatës endemike nga EHKK në Malishevë. Fushatën e repelimit të kafshëve, nënkryetari Berisha e ka vlerësuar lartë dhe ka thënë se është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme, pasi repelimi vlerësohet si masa më efektive në parandalimin e përhapjes së virusit të EHKK, pasi pamundëson bartjen e rriqrave përmes kafshëve dhe në të njëjtën kohë edhe ndërprenë ciklin e rriqrave, të cilët janë bartës të virusit. “Jemi në vitin e gjashtë që nuk kemi raste të vdekjeve dhe në vitin e pastë që nuk kemi asnjë rast të infeksionit me EHKK, e në këtë ka ndikuar më së shumti repelimi i kafshëve, andaj jemi të angazhuar në vazhdimin e repelimit të kafshëve, por edhe të masave tjera, dhe varësisht nga situata në terren, do të fillohet edhe me fushatën e dezinsketimit të zonave endemike”, tha Berisha. Sot është vizituar fshati Mirushë, ku ekipet e specializuara janë duke bërë repelimin, pikërisht në fermën e fermerit Zeqir Thaçi, i cili është ndarë i kënaqur me punën e kryer. Përndryshe, fushata e repelimit, përfundon nesër, në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, ndërsa sipas të dhënave, janë repeluar rreth 20 mijë kafshë të trasha dhe të imëta.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …