Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Lubishtë dhe Smirë

Në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë të komunës së Vitisë, në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, në krye me zëvendëskryetarin e kësaj komune, Hasan Aliu dhe të tjerë kanë vendosur kurora të luleve për të përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve të cilët ranë për lirinë e Kosovës. Homazhe bënë edhe shumë qytetarë, përfaqësues të partive politike. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizma të tjerë. Përndryshe pritet që përfaqësuesit e Komunës së Vitisë të marrin pjesë edhe në aktivitet që do të shënohen për nderë të këtyre dëshmorëve në fshatrat Smirë e Lubishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …