Kryetari Latifi ka pritur në takim Komandantin e ri të Stacionit Policor në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me Nënkryetarin, Fatmir Iska kanë pritur në takim Komandantin e ri të Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina! Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen e sigurisë në Komunën e Rahovecit, ku qëllimi kryesor në mes të dy institucioneve në një shoqëri demokratike të udhëhequr nga forca e ligjit është ruajtja e qetësisë publike dhe rendit në shoqëri. Në këtë rast Kryetari Latifi ka uruar Komandantin Morina për detyrën e re duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …