Gara për kreativitet kulturor dhe mendim kritik në Deçan

Në dy salla të ndarë në ambientin e Komunës së Deçanit janë vlerësuar nxënësit e të gjitha shkollave të komunë së Deçanit të cilët ishin në konkurrim në  poezi, dramë dhe monolog. Kjo përgatitje dhe kjo përmirrje e nxënësve jurinë profesionale të ndarë  në të dy sallat e bëri të ndihën mirë. Aktorët Rexhep Mushkolaj, Niman Muqaj, Rrustem Latifi, publicist Ali Geci etj. ishin tejet të kënaqur me këtë pjesëmarrje po ashtu edhe më përgatitjen e nxënësve të cilët nga kjo përzgjedhje do të hynë në konkurrim në garat nacionale për rini në Kosovë. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, duke i falënderuar Drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, stafin e DKA-së, të cilët më një përkushtim të madhe janë duke punuar që të nxjerrin më të mirët nga ky konkurrim, ndër të tjera shtoi së në emër të kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Rmosaj, ju dëshiroi suksese dhe ju premtoi mbështetje maksimale në këto gara të cilat janë nisë mbarë dhe besoi së do të sjellin edhe rezultatet të kënaqshme.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …