U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve në Viti

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën në veçanti është biseduar rreth grumbullimit e të dhënave për sektorë dhe tabelave sektoriale nëpër drejtori me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal. Gjatë këtij takimi i cili është kryesuar nga zv.Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu është kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të japin kontributin e tyre me qëllim që Plani i ri Zhvillimor i Komunës së Vitisë të hartohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jetë në interes të zhvillimit të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …