I madh është ai popull që ka heronj e burra si Shkëlzen Haradinaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi  në një postim ne facebook ka kujtuar dëshmorët që ranë më 16 prill 1999. ,,20 vjet pa Shkëlzenin, heroin e luftës dhe lirisë, e pa shokët e tij trima Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn dhe Hasim Halilajn, të cilët së bashku ranë burrërisht në një betejë fyt për fyt e të përgjakshme me forcat pushtuese serbe, më 16 prill 1999, në Maznik të Deçanit”. Gjaku i heronjve, na bënë të ndjejmë çdo ditë boshllëkun e dhimbjen e madhe, njëkohësisht, sot e përherë edhe krenarinë e natyrshme. Vepra e tyre është e pavdekshme dhe ndriçon rrugën tonë që kemi përpara vetes.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …