Një kompani turke e interesuar për të investuar në Malishevë

Në Malishevë, kanë qëndruar drejtori i TEB-it në Kosovë, Orcun Ozddenir dhe biznesmeni turk, pronar i kompanisë “Sev Triko”, Ysuf Eldeleklioglu, të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në këtë takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me mundësitë dhe kushtet që ofron Malisheva, për investimet e huaja, përkatësisht investimin nga një kompani turke, që merret me tekstil dhe prodhon linja tekstili për firmat e njohura të veshjeve. Në këtë takim, kryetari Begaj, i ka njoftuar me mundësitë që i ofron Komuna e Malishevës, për investime dhe gatishmërinë e komunës, për të ofruar lehtësira për të gjithë ata që duan të investojnë në Komunën e Malishevës. Edhe deputeti Hoti, i ka njoftuar me mundësitë që ofrohen në vendin tonë për investime, ku sipas tij, Kosova e ka të rregulluar infrastrukturën ligjore për investime dhe ofron shumë mundësi.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …