Kryetari Latifi dhe ministri i MKRS-së Kujtim Gashi nënshkruajtën tri memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë së Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kleqka kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi me ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi sipas të cilëve, kjo ministri do të financojë:

– Ndërtimin e stadiumit të futbollit të kategorisë së dytë, në qytet, sipas standardeve të FIFA-s;

– Ndërtimin e palestrës sportive në Krushë të Madhe, si dhe

– Ndërtimin e stadiumit të futbollit të kategorisë së dytë, me standardet e Superligës së Kosovës, në Ratkoc.

Projektet kanë vlerë 2 milionë e 150 mijë euro. Falënderojmë MKRS-në për këto investime dhe sigurojmë se ne si Komunë do të punojmë me dinamikë të lartë dhe do të jemi në dispozicion që këto projekte të realizohen në standarde të larta, tha kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …