Përkujtohet dëshmori i kombit Driton Veliu

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Bekim Haxhiu, familjarët, qytetarë, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorë komunal të Skenderajt dhe asamblistë të Kuvendit, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit të kombit, Driton Veliu, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Pranë varrit të dëshmorit Driton Veliu janë vendosur kurora lulesh, duke u përulur me pietet para veprës sublime të dëshmorëve të kombit. Me këtë rast është përkujtuar vepra dhe sakrifica e heroit të kombit, në 20 vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë, si dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …