Të paktën 290 persona kanë vdekur në Shri Lankë, si pasojë e disa shpërthimeve në kisha dhe hotele

Të paktën 290 persona kanë vdekur në Shri Lankë, si pasojë e disa shpërthimeve në kisha dhe hotele

Të paktën 290 persona kanë vdekur në Shri Lankë, si pasojë e disa shpërthimeve në kisha dhe hotele luksoze, që kanë ndodhur mëngjesin e së dielës, teksa besimtarët kanë qenë duke kryer shërbimet për festën e Pashkëve. Policia ka njoftuar se 24 persona janë arrestuar, ndonëse nuk dihet se kush ka kryer sulmet. Përveç të vdekurve, rreth 500 persona të tjerë janë plagosur dhe dhjetëra të huaj janë në mesin e viktimave. Sulmet me bomba të ditës së diel, kanë shënuar incidentin më të përgjakshëm në Shri Lankë prej përfundimit të luftës civile më 2009. Në Shri Lankë vetëm shtatë për qind e popullsisë i takon besim të krishterë. Shumica e tyre janë budistë.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …