Në Shkollën e Mesme, “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe u shënua Dita Botërore e Librit

23 prilli është shpallur si “Dita Botërore e Librit”, më 15 nëntor 1995, me një rezolutë të UNESCO-së, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është  një faktor i pasurimit kulturor. Andaj me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Librit në ambientet e Shkollës së Mesme”Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Rahovecit në bashkëpunim me Shkollën e Mesme, “Ukshin Hoti”, nga nxënësit e talentuar të kësaj shkolle u prezantuan krijimet e tyre artistike. Po ashtu në kuadër të aktiviteteve kushtuar librit dhe të lexuarit, më 25 prill do të organizohet një tryezë diskutimi me shoqatën “ETEA” nga Prishtina.

Diskutimi  do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec në orën 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …