Kryetari Jashari inspekton punimet e infrastrukturës rrugore

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Sanije Ahmeti, kanë inspektuar punimet në realizimin e projektit infrastrukturor, përkatësisht asfaltimin e rrugës që shpie për në Kompleksin Sportiv. Rruga në fjalë është lënë në harresë për shumë vite me radhë, ndërkohë që tani ajo po asfaltohet me anë të projektit nga i cili do të përfitojnë banorët e lagjes IV, si dhe po kompletohet infrastruktura përcjellëse e kompleksit sportiv. Kryetari Jashari ka inspektuar gjithashtu edhe punimet që po bëhen në pjesën prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, pjesë kjo që do të lidhet me rrugën “Ilaz Kodra”, e cila do të mundësojë qarkullim pa vështirësi të automjeteve. Në kuadër të këtij projekti, parashihet edhe ndërtimi i trotuarit për këmbësorë, skaj të cilit do të mbjellën edhe drunj dekorativ.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …