Malisheva merr 25 kontejner nga fushata “Ta pastrojmë Kosovën”

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili është zhvilluar nga data 15 shtator dhe ka zgjatur deri më 15 dhjetor, ndër komunat që kanë treguar rezultate të mira në këtë aksion është edhe Komuna e Malishevës, e cila nga ky projekt, ka përfituar 25 kontejner dhe 25 shporta, për grumbullimin e mbeturinave. Kjo është konfirmuar nga koordinatorja e këtij aksioni për Komunën e Malishevës, Saranda Dobruna dhe koordinatori komunal, Naser Morina, të cilët kanë qenë personat e autorizuar për zhvillimin dhe koordinimin e këtij aksioni në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …