Kryetari Latifi ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Infrastrukturës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Nënkryetari, Fatmir Iska, dhe Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, u pritën nga Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj me të cilin kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për realizimin e një projekti me rëndësi për banorët e kësaj komune.

Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Rahovecit, ka të bëjë me realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës me 4 korsi në relacionin Rahovec-Xërxë, ndërsa vlera e realizimit të këtij projekti kap vlerën prej 3.4 milion eurosh.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi falënderoj Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj për këtë investim në Komunën e Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …