leoni

Ministri Lluka, po merr pjesë në konferencën e dytë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis”

Ministri Lluka, po merr pjesë në konferencën e dytë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në konferencën e dytë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis”, konferencë kjo e organizuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Tiranë. Ai para pjesëmarrësve tha se shtetet që kanë arritur të zhvillojnë sektorin minerar kanë kaluar fazën e tranzicionit shpejtë. “Trepça”, miniera e magnezitit në Golesh, miniera e re e thëngjillit dhe 11 zonat me interes të veçantë ishin potencialet e përmendura nga ministri Lluka që kanë marrë vëmendje nga Qeveria e Kosovës për të zhvilluar këtë sektor jetik për vendin. Konferenca e dytë me temë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis” ka mbledhur institucionet e dy vendeve, bizneset dhe ekspertët e fushës dhe do të zgjas dy ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …