TRYEZË SHKENCORE PËR FESTIVALIN FOLKLORIK “ANADRINIA JEHON”

Tryeza shkencore “Anadrinia jehon”e cila do të mbahet me 11 maj 2019, i dedikohet punës së palodhshme dhe të vendosur të organizatorëve të kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore në komunën e Rahovecit. Duke qenë se festivali “Anadrinia jehon” ka mbledhur për vite me radhë artdashës, kultivues të kulturës dhe traditës kombëtare shqiptare nga të gjitha trojet etnike, në skenën e këtij Festivali janë shpalosur vlerat e folklorit të zonave të ndryshme shqiptare. Natyrisht se numri i madh i artistëve popullor ka tërhequr edhe numër të madh të shikuesve, të cilët me shumë dashamirësi i kanë duartrokitur dhe përshëndetur. Gjatë kësaj periudhe është bërë një punë e madhe në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të trashëgimisë tonë kulturore dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë njohësve të fushës së folklorit. prandaj, organizimi i një tryeze shkencore, ku do të prezantoheshin me kumtesa njohës dhe studiues të artit popullor, do të jetë kontribut shtesë për kulturën tonë kombëtare. Temat bosht është Roli i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare. Program i tryezës shkencore ,,Anadrinia jehon”. Paneli drejtues: Prof. dr. Sabahajdin Cena, Prof. dr. Leontina Gega, Ukë Xhemaj

Kumtesat:

– Prof. dr. Sabahajdin Cena: Lahutarët dhe rapsodët e Rahovecit në udhëpërshkrimet e Matija Murkos

– Ermir Dizdari, Festivali ,,Anadrinia jehon” pjesë e rëndësishme e festivaleve folklorike mbarëshqiptare.

– Prof. dr. Leontina Gega- Musa, shefe e degës së folklorit në Institutin Albanologjik në Prishtinë, studiuese e pasionuar e kulturës popullore shqiptare, vjen me temën: Folklori dhe shfaqja e tij skenike në festivalet folklorike

– Prof. Ukë Xhemaj: Rëndësia e festivalit ,,Anadrinia jehon” në ruajtjen dhe ringjalljen e vlerave etnokulturore shqiptare.

Sesioni II 12:15 – 13:15

Paneli drejtues: Prof. dr. Ledia Dushi, Prof. mr. Bedri Zyberaj, Dilaver Kryeziu

Kumtesat:

– Prof. dr. Ledia Dushi: Vajtimi ritual, rite e trajta.

– Dilaver Kryeziu, etnokoreograf: Anadrinia si krahinë e vallëzimit popullor shqiptar.

– Prof. Mr. Bedri Zyberaj:  Anadrinia në kujtesën folklorike.

– Sami Piraj – Kritik i Muzikës: Veçantitë dhe të përbashkëtat e festivaleve të folklorit te ne.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …