Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Mustafa: LDK-ja është në bisedime me VV dhe PSD për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime me Vetëvendosjen e Partinë Social-Demokrate për rrëzimin e Qeverisë. “Ne jemi në biseda me Vetëvendosjen, në një formë ka edhe kontakte me Partinë Socialdemokrate që kjo punë të bëhet dhe si LDK ne jemi në gjendje prej sot me i dhënë nënshkrimet tona e do t’i japim për aq deputetë sa jemi në Kuvend. Duhet sa më shpejtë që t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverisje sepse është e padobishme për Kosovën” ka thënë mes tjerash  kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa kritikon afrimin LDK-VV: Pse ta ndihmojmë Kurtin të arrijë 80 vota e të humbim identitetin?

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shprehur shqetësime të thella lidhur …