Limaj

Limaj: Institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët ta marrin dënimin merituar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Lybeniqit. Ai theksoi se banorët e Lybeniqit dhe fshatrave përreth u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë dhe se 21 vjet pas kryerjes së këtyre krimeve makabre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë marrë ndëshkimin nga ana e institucioneve të drejtësisë. Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët ta marrin dënimin merituar. Qeveria dhe delegacioni shtetëror nuk do të lë gurë pa lëvizur, derisa të gjenden kryerësit e krimeve, ka nënvizuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …