Kryetari Latifi priti në takim në zyrën e tij Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit

Gjatë ditës Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, i cili gjatë bashkëbisedimit e informoi kryetarin Latifi për fillimin e punës të repartit të Hemodializës në Rahovec. Në takim u dakorduan që të plotësohen edhe disa kushte teknike nga komuna e Rahovecit, si:

–  Kuzhina  e Hemodializës,

– Sigurimi i pajisjeve për transportin e mbetjeve medicinale dhe

– Lavatorja.

Ndër të tjera u pajtuan edhe për një takim të premten me 7 qershor me Drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së (Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës), Dr. Basri Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …