Policia e Malishevës i hap dyert për fëmijë, me rastin e Ditës së Fëmijëve

Stacioni Policor në Malishevë, i ka hapur dyert e saj për fëmijët të cilët vijojnë mësimin në nivelin parashkollorë. Ky aktivitet i policisë organizohet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. Fëmijët janë pritur nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, Kapiteni Azem Krasniqi, dhe zyrtarët tjerë policor, ndërsa ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtarja për të drejtat e njeriut, Vera Bytyçi. Kapiteni Krasniqi, i ka njoftuar fëmijët me aktivitetet dhe rolin e policisë, në veçanti në raport me fëmijët, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por edhe me aktivitetet tjera policore, si dhe me sektorët e policisë, brenda stacionit në Malishevë. Edhe nënkryetari Berisha, i ka përgëzuar policinë për punën e bërë, ndërsa fëmijëve ju ka uruar ditën e fëmijëve dhe i ka siguruar se komuna do të jetë në mbështetje të tyre, në vazhdimësi. Zyrtarët policor në Malishevë, i kanë njoftuar me punën që bëjnë, në mënyrë konkrete, duke ju demonstruar në praktikë punën e tyre që bëjnë, si dhe pajisjet që i përdorin për zhvillimin e aktiviteteve të rregullta policore.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …