Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se as pas 20 vjetësh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë. “As pas 20 vjetësh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 “Mehë Uka”, nga Studimja e Vushtrrisë, askush nuk është dënuar për këtë krim mizor. Një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, ishin ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejten e tyre. Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …