Situata tejet e tensionuar në hyrje dhe brenda Kuvendit të Kosovës

Të gjitha hyrje- daljet në Kuvendin e Kosovës janë kontrolluar  nga pjesëtarë të Policisë speciale të Kosovës. E gjitha kjo i jep një atmosferë tejet të rënduar  fillimit të seancës. Ndërkohë në Kuvend është hedhur tymi lotsjellës dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli  ka dhënë pesë minuta pauzë për të rifilluar punimet. Deputetët po largohen nga salla. Në sallën e Kuvendit Pati edhe përleshje fizike me deputetëve të pozitës dhe opozitës. Gjendja vazhdon të jetë e tensionuar si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit,  ku para forcave të shumta të Policisë  janë tubuar qyteterë të shumtë, të cilët po e mbështesin opozitën dhe po  kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë: Mustafa-Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, nëse abrogohet ligji, çlirimtarët vijnë në shtëpi

Komandant Sadik Halitjaha ka bërë një paraqitje të gjerë në emisionin “Ora News”, të udhëhequr …