Nënkryetari Berisha vizitoi Klinikën Infektive dhe u njoftua se nuk ka raste me ethe hemorragjike

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe udhëheqë shtabin komunal për menaxhimin e situatës endemike me EHKK, ka vizituar Klinikën Infektive në Prishtinë, ku është njoftuar nga stafi i saj, se asnjë rast nga Malisheva, nuk është i prekur me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). “Aktualisht në Klinikën Infektive, është një person i shtrirë, që ka qenë i dyshuar, por sipas të gjitha analizave të bëra, personi i shtrirë nuk është i infektuar me virusin e EHKK dhe gjendjen e ka stabile”, ka deklaruar nënkryetari Berisha, pas vizitës së realizuar sot pasdite në Klinikën Infektive. “Ne jemi duke i monitoruar situatën dhe deri më tani nuk kemi raste të infeksionit, por edhe rastet e thumbimeve janë më pak se vitet paraprake, krahasuar me periudhën e njëjtë. Së shpejti pritet të filloj edhe dezinsektimi i zonave endemike, pasi deri më tani kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme për të realizuar dezinsektimin”, ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …