Brickos

Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari Jashari reagon rreth kërcënimit ndaj drejtorit të Bujqësisë, Sokol Sallahu

Në vendin e tij të punës është sulmuar drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të komunës së Skenderajt, Sokol Sallahu, një nga ekspertët e rrallë të kësaj fushe, i vlerësuar jo vetëm nga ne, por edhe nga asociacionet dhe organizatat ndërkombëtare, i cili gjithashtu i përzgjedhur nga Agjencioni Japonez për Ndërtim, për të përfaqësuar Kosovën në Japoni, pa përmendur këtu edhe vlerësime të tjera të rëndësishme për profesionalizmin e tij. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka reaguar me këtë rast, i cili është shprehur se: Qeveria të cilën unë e udhëheq vlerëson lartë punën e drejtorit Sokol Sallahu, i cili ka arritur të zhvillojë shumë projekte në fushën e bujqësisë dhe të menaxhojë me sukses këtë sektor shumë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit. Projektet, subvencionet, mbështetja për zhvillimin e bujqësisë përfshirë sektorët e saj, fitohen vetëm në mënyrën meritore, profesionale, pa njoftësi, interferime e kërcënime, qofshin ata edhe kushërinj te gjakut tim. I bëj me dije Behram Jasharit dhe të tjerëve si ai, se duhet të mësohen t’i respektojnë rregullat dhe ligjet e shtetit tonë dhe të respektojnë të tjerët, sepse ata që u flijuan për këtë vend, anë e kënd Kosovës, ranë që ky vend të jetë i lirë dhe i zhvilluar, dhe assesi që ne pasuesit e tyre t’i kërcënojmë dhe sulmojmë të tjerët për interesa personale. Komuna e Skenderajt, nën udhëheqjen time, nuk do të jetë e Jasharajve, Mehajve, Lushtakve, Geceve, etj, nuk do të jetë e një familjeje apo grupi të caktuar, por do të jetë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ftoj organet e drejtësisë që në mënyrë të pavarur të merren me rastin dhe sulmuesin e drejtorit ta vënë para organeve të drejtësisë, thuhet në reagimin e kryetarit Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …