leoni

https://www.radiokosovaelire.com/sabit-gashi-vendim-i-drejt-apo-i-gabuar-politik-i-haradinajt-per-mospranimin-e-kerkeses-amerikane-per-pezullimin-e-takses/

Sabit Gashi: Vendim i drejt apo i gabuar politik i Haradinajt për mospranimin e kërkesës amerikane për pezullimin e taksës

Vendim i drejt apo i gabuar politik i Kryeministrit të Kosovës për mospranimin e kërkesës amerikane për pezullimin e taksës (si rast i përshtatshëm për përfshirjen e drejtpërdrejt amerikane në procesin e dialogut sipas një diskursi të ri të proklamuar nga administrata e Trampit), është meritë apo gabim i tij dhe vetëm i tij (kryeministrit). Dhe i askujt tjetër.

Pse?

Sepse të gjithë mbështetësit e koalicionit ia kthyen shpinën herët kryeministrit dhe e lanë fillikat vetëm, përballë gjithë atij presioni të administratës amerikane.

Hashim Thaçi që në nismë ishte kundër vendimit për taksèn dhe bënte presion jo vetëm për pezullimin e saj, por edhe për ta hequr fare(dilte përtej kërkesës amerikane).

Tani kur Thaçit po i duket vendim i drejtë i kryeministrit(apo po heton ndryshim rrethanash) ai po përpiqet ta përvetësojë politikën e mos heqjes së taksës, pa na dhënë shpjegime për një ndryshim kaq radikal të kursit në këtë drejtim.

Prandaj kur Thaçi bënë një prapakthim të tillë, pa një arsyetim politik, ky veprim i tij ka vetëm një emër: Veprim i ultë prej një profiteri të meritave të huaja.

Fatkeqësisht, ky është një nga qindra veprime të ngjashme të tij përgjatë gjithë karrierës së tij politike.

Sigurisht që deri në përfundimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi do të ndodhin edhe shumë e shumë zhvillime.

Do të del qartësisht në pah se a ishte i gabuar apo ishte i drejtë vendimi i Kryeministrit të Kosovës për refuzimin e ofertës amerikane (që në thelb kishte qëllimin e përfshirjes ndryshe në proces, në krahasim me të gjitha administratat e kaluara), në një rrethanë të caktuar, e cila me sa duket po ndryshon, sepse Trampi duket se po ndërron taktikë(vëni re: vetëm taktikë drejt te njejtit qellim!) duke “ia lënë në dorë” Francës dhe Gjermanisë finalizimin e marrëveshjes.

Pavarësisht këtyre rrethanave që janë në ndryshim e sipër në krahasim me vrullin fillestar të administratës së Trampit, sjellja e Thaçit si profiter, është një sjellje që nuk i bën nderë institucionit të Presidentit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Kjo teori e vjetër, që po serviret sot, se Kosova është komb tjetër, është absolutisht tradhtare

Është e vërtetë që ju dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm indinjoheni dhe e hidhni …