leoni

Zëvendësministrja Bunjaku: MKRS-ja mbështet fuqishëm sportin dhe ka për qëllim të ngritë nivelin e sportit te femrat

Zëvendësministret e Ministrisë  së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Bunjaku Morina dhe Burbuqe Bakia Deva, morën pjesë në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, e cila u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Në emër të ministrisë foli zëvendësministrja Leonora Morina Bunjaku. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi dhe fuqizimi i rolit të femrës në sport. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kampione të shumta të sporteve ekipore dhe individuale, figura të larta të shtetit, deputete, figura të shquara të sportit, kulturës etj. Me këtë rast zëvendësministrja Bunjaku tha se e veçanta e këtij viti është se për herë të parë po organizohet aktiviteti me femrat sportiste, të cilat në vazhdimësi na bëjnë krenare për të arriturat e tyre në fushat e ndryshme të sportit, të cilat janë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distrie Krasniqi, Donjeta Sadiku, Uta Ibrahimi, Mrika Nikqi e shumë të tjera. “MKRS-ja mbështet fuqishëm sportin dhe ka për qëllim të ngritë nivelin e sportit te femrat, duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Do të gjejmë mënyra për të bërë sensibilizimin e opinionit për sportin femëror, të masivizojmë, të përkrahim dhe të inkurajojmë gjithëpërfshirjen e femrës në punë të drejtpërdrejta organizative edhe si udhëheqëse në klube, federata dhe administrim të sportit” tha zëvendësministrja Bunjaku. Tutje Bunjaku shtoi se mbështetja e MKRS-së vazhdon të jetë e fuqishme dhe kërkoi nga sportistët të ndërtojnë ura e jo mure sepse urat lidhin dhe na integrojnë si në bashkimin evropian po ashtu edhe përtej Atlantikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …