Veseli: Serbisë i ka mbetur që ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës dhe të përgjigjet për gjenocidin e ushtruar

Veseli: Serbisë i ka mbetur që ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës dhe të përgjigjet për gjenocidin e ushtruar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës, se pa Mitrovicën nuk do të bëhej kombi shqiptar dhe nuk do të bëhej Kosova, as liria, as shteti i pavarur e sovran i saj. Kreu i Kuvendit tha se njerëzit e këtij qyteti, i gjen në çdo faqe të historisë tonë kombëtare. tohej e veprohej për çështjen kombëtare, aty ishin njerëzit e  Mitrovicës. Ishin luftëtarë e prijës, njerëz të dijes e të kulturës, minatorë dhe intelektualë, veprimtarë të lëvizjeve studentore dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot ata na bëjnë krenarë me jetën dhe veprat e tyre në shërbim të atdheut”, theksoi Veseli. Ai shtoi se këtu do të qëndrohet gjithmonë, sepse ky është atdheu ynë që e lanë trashëgim të parët, dhe do t’u lihet brezave që do të vijnë më pas. Veseli tha se Serbisë i kanë mbetur dy gjëra sa i përket Kosovës: ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe të përgjigjet para drejtësisë për gjenocidin e ushtruar mbi popullin tonë gjatë luftës. Të dy këto procese, shtoi ai, janë të domosdoshme dhe të pashmangshme.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …