Hapet “Panairi i Vetëpunësimit 2019”

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ju fton të merrni pjesë në “Panairin e Vetëpunësimit 2019” ku do të marrin pjesë mbi 100 biznese të reja. Panairi do të mbahet të premten, më 7 qershor 2019, nga ora 09:00 deri 18:00, në “Sheshin Nënë Tereza”, Prishtinë. Të pranishëm në panair do të jenë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo të cilët do të adresohen para medieve në ora 10:30, në afërsi të shtatores “Zahir Pajaziti”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …