leoni

Vetëvendosja: Policia po i provokon protestuesit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se policia është duke i provokuar protestuesit që janë para Kuvendit. Në postim thuhet se policia e nxitur nga Driton Imeri, ka filluar të provokojë masën e mbledhur jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tani protestuesit po ndiqen jashtë oborrit të Kuvendit në drejtime të ndryshme. Përgjegjësi për gjithçka që ndodh, mban personalisht Driton Imeri dhe shefat e tij politik, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Kryetari i saj, Visar Ymeri ka thënë se regjimi po e përdor policinë për t’i tërhequr zvarrë deputetët e opozitës nga salla e Kuvendit dhe ka shtuar se ky largim i dhunshëm i deputetëve të opozitës është bërë pa asnjë dokument të prezantuar nga Policia.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka reaguar ndaj thirrjeve raciste antishqiptare në Kumanovë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj thirrjeve raciste antishqiptare në Kumanovë gjatë ndeshjes së …